
Gjyqtarja Emine Salihu, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Gjykata Themelore e Gjilanit, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot rreth orës 16:30.
Ajo ka ushtruar pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
“Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine.Varrimi bëhet sot me Ikindi, në ora 16:30 minuta”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Insajderi.com