Një grua ka vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Policia ka bërë të ditur se e ndjera ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në raportin e PK-së, thuhet se shoferja e automjetit ndodhej në veturë me prindërit e saj. Gjatë vozitjes, shoferja ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj”, thuhet në raport.
Për pasojë ka vdekur nëna e saj, ndërsa lëndime trupore ka marrë shoferja e veturës dhe babai i saj.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./Insajderi.com