Vdes pasagjerja në aksidentin në rrugën Prishtinë – Pejë

Vdes pasagjerja në aksidentin në rrugën Prishtinë – Pejë

Një grua ka vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Policia ka bërë të ditur se e ndjera ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin e PK-së, thuhet se shoferja e automjetit ndodhej në veturë me prindërit e saj. Gjatë vozitjes, shoferja ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj”, thuhet në raport.

Për pasojë ka vdekur nëna e saj, ndërsa lëndime trupore ka marrë shoferja e veturës dhe babai i saj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./Insajderi.com