
Një person ka vdekur të enjten në Leposaviq, pasi gjatë vozitjes së traktorit aksidentalisht është rrokullisur.
Siç bën të ditur policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Rasti është hapur si “Vdekje aksidentale”./Insajderi.com