Vdes pasi rrokulliset me veturë

Vdes pasi rrokulliset me veturë

Policia e Kosovës bën të ditur se një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të enjten në Leposaviq.

Sipas njoftimit, një person i cili ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit iu është liruar familjarëve./Insajderi.com