
Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agimi” në Gjakovë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Milot të Shqipërisë, aty humbi jetën 35 vjeçari.
Lajmin tragjik e ka kumtuar rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani.
“Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushëllime familjes, të dashurve, studentëve dhe të gjithë të afërmve. Pusho në paqe Profesor”, ka shkruar ai. /Insajderi.com
Nje aksident tragjik i ndodhur në Milot, i ka marre jeten e Prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e…
Posted by Artan Nimani on Saturday, 8 May 2021