Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qani Kadiri, ka ndërruar jetë të mërkurën, njofton Insajderi.com.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në web-faqen zyrtare të Universitetit, teksa kanë treguar për punën dhe angazhimin e tij.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me datën 15 shtator 2021, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, kolegu ynë i dashur Profesor Dr. Qani KADIRI. Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

I ndjeri, Qani Kadiri, kishte ligjëruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë./Insajderi.com

Qani Kadiri