Rasim Ujkani, profesor nga Mitrovica ka ndërruar jetë, të premten.
Ujkani ka dhënë kontribut për arsimin mitrovicas, në kohë të vështira duke mësuar shumë gjenerata në cilësi të profesorit në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, si dhe për shumë vite shërbeu në pozitën e drejtorit në Shkollën Fillore “Harun Beka” në Vinarc të Poshtëm.
Ai pas vete la gruan dhe katër fëmijë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët. /Insajderi.com