Vdes pronari i “Selo Tours” nga një shkëmbim zjarri në Serbi

Vdes pronari i “Selo Tours” nga një shkëmbim zjarri në Serbi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Novi Pazar.

Pronari i agjencionit turistik, “Selo Tours” në Prishtinë, Selajdin Janjeva është vrarë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Siç raportojnë mediat në Serbi, vrasësi është në arrati, ndërsa policia është duke e kërkuar, raporton Kurir, transmeton Insajderi.

“Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai gjuajti me armë dhe plagosi një njeri në këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Seljatin”, thuhet tutje në këtë agjenci serbe të lajmeve. /Insajderi.com