
Ka vdekur në QKUK punëtori i cili u lëndua të enjten si pasojë e këputjes së vinçit që po barte materiale ndërtimore në një objekt në Mitrovicë.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Me datën 24 qershor 2021, rreth orës 12:00, është raportuar se një punëtor kishte rënë me ashensorin e vinqit dhe kishte pësuar lëndime. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ngjarja ka ndodhur në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë. Ndërsa sot me datë 25 qershor 2021, rreth orës 19:00, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima E.G., 35 vjeçar, ka vdekur”, ka thënë Zahiti.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuroi i rastit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjjore për obduksion.
Ndërkaq, hetuesit policorë janë duke vazhduar hetimet./Insajderi.com