Vdes shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci

Vdes shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci

Shoferi i autobusit “Deva Tours”, që është aksidentuar ne Kroaci ka ndërruar jetë.

Naser Sylmetaj është viktima e parë e identifikuar. Familjarë e miq kanë filluar të shprehin ngushëllime nëpër rrjete sociale

Sipas mediave kroate dhjetë persona kanë ndërruar jetë në autobusin i cili kishte dhjetë pasagjerë.

Nga kompania “Deva Tours”, kanë thënë se të gjithë udhëtarët ishin mërgimtarë.

Ndërsa, raportohen për mbi tridhjetë të lënduar.

Ndërsa, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur ngushëllime për viktimat duke thënë se “Kroacia qëndron me Kosovën”.

Për ngjarjen kanë reaguar edhe krerët institucionalë të Kosovës si presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. /Insajderi.com