Mjeku nga Ferizaj, Afrim Tasholli, ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Insajderin, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.
Ademi njoftoi se Tasholli është personi i parë nga personeli shëndetësorë në këtë komunë që humb betejën me virusin vdekjeprurës COVID-19.
“I ndjeri ka qenë anesteziolog dhe është rasti i parë nga personeli shëndetësorë që ka vdekur nga ky virus”, tha Ademi.
Për vdekjen e doktorit Afrim Tasholli ka shkruar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se shëndetësia e Ferizajt ka humbur njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.
Tutje, Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas./Insajderi.com
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhembje të madhe e zemërthyer, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesionistit të rrallë,…
Posted by Agim Aliu on Wednesday, December 23, 2020