Vdes themeluesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova

Vdes themeluesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova

Ruzhdi Shkodra, themelues i Bashkësisë Hebreje-Bet Istrael Kosova, ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar vetë Bashkësia Hebreje në Kosovë.

“Me pikëllim të madh, Ju njoftojmë  të gjithë miqve dhe komunitetin tonë, se kreu dhe themeluesi  i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, babai, bashkëshorti,  shoku, idhulli, vizionari, i madhi Kryetari ynë z. Ruzhdi Shkodra u nda nga jeta ditën e Diele me 9 Maj ,2021″.

Në njoftim thuhet po ashtu se Shkodra ishte mik i Izraelit dhe hebrenjve kudo që ndodheshin ata.

“Kryetari ishte njeri i punës, vullnetit dhe vizionit, atëherë kur as nuk njihej dhe dëgjohej asgjë në Kosovë për hebrenjët, sakrificat dhe të hjekurat e tyre, kryetari na ofroi dijeni dhe ndërgjegjësim që edhe ne të ishim pjesë e dhimbjës por edhe solidaritetit me kombët dhe popujt e vuajtur. Ashtu si hebrenjët, ashtu edhe shqiptarët, ashtu si edhe shumë popuj të tjerë të shtypur, por të rilindur”. /Insajderi.com