
Gazetari kosovar, Sylë Osmanaj, ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, derisa bënë të ditur se varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë.
Familjarët e të ndjerit nuk kanë dhënë detaje të tjera për vdekjen e tij.
Osmanaj kishte punuar si gazetar në Gazetën Rilindja nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka vlerësuar lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë dhe u shprehën ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
“Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë. AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ditë më parë ka ndërruar jetë edhe një tjetër gazetar. Bëhet fjalë për Blerim Zhabarin i cili vdiq më 6 korrik. /Insajderi.com