Ka vdekur Shkelzen Aliu, vëllai i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Aliu, i cili në një postim në Facebook ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot, por vetëm me rrethin e ngushtë të familjes, shkaku i pandemisë.
“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu. Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira. Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes. Pusho i qetë Xeni!”, ka shkruar ai./Insajderi.com