
Në orët e të mëngjesit të së martës ka vdekur veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Sadik Jashari.
I ndjeri ishte nga Aqareva e Skenderajt.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Varrimi do të bëhet sot (e martë) në orën 17:30.
“Njoftojmë të afërmit, miqtë, shokët e dashamirët, se sot në orët e mëngjesit, ka ndërruar jetë baba, axha, familjari, më i dashuri jonë, veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Sadik Jashari. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Aqarevë të Skenderajt, në ora 17:30”, thuhet në njoftimin e familjarëve në Facebook./Insajderi.com