
Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Xhota, njofton Insajderi.
Xhota i cili vinte nga fshati Dritan i komunës së Drenasit, ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.
Lajmin për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, e ka bërë të ditur kryetari I OVL së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, me anë të një postimi në Facebook.
“Ikja e papritur e Enverit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët.” ka shkruar Hajdari. /Insajderi.com
Paska ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Enver Xhota nga fshati Dritan ish Dobroshec.
Ikja e papritur e Enverit nga kjo…Posted by Enver Hajdari on Sunday, September 13, 2020