Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Prekazi

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Prekazi

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Fazliu nga Prekazi, është ndarë nga jeta, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë. Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

“Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme. Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com