Vdes veterani i UÇK-së, Valdet Berisha

Vdes veterani i UÇK-së, Valdet Berisha

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari nga Klina, Valdet Berisha.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Zenun Elezaj.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-veteranit të UÇK-së e ish-gazetarit, Valdet Berishës. Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës”, ka shkruar Elezaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes e miqve të të ndjerit.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”./Insajderi.com

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e ish gazetarit, Valdet Berishës.
Valdeti,…

Posted by Prof. Dr. Zenun Elezaj on Saturday, May 1, 2021