Vdes zyrtari i komunës së Vitisë

Vdes zyrtari i komunës së Vitisë

Zyrtari i komunës së Vitisë, Hetem Kurteshi, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekje e tij e ka bërë të ditur komuna e Vitisë, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Ndahet nga jeta zyrtari komunal Hetem Kurteshi. Është shumë rëndë të marrësh një lajm kaq të trishtë, për vdekjen tënde që preku thellë në zemër jo vetëm familjarët tuaj, por edhe kolegët e administratës komunale dhe gjithë qytetarët e komunës së Vitisë”, thuhet në njoftim.

“Me pikëllim e mora këtë lajm për ndarjen tënde nga jeta, Hetem Kurteshi. U shprehi ngushëllime më të përzemërta familje Kurteshi, juve zyrtarëve komunal dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e hershme të Hetemit. U prehsh në paqë”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com