Vdes zyrtari i Komunës së Vushtrrisë

Vdes zyrtari i Komunës së Vushtrrisë

Zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Emin Ibishi, ka ndërruar jetë sot, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Derisa ka ngushëlluar familjen Ibishi, Tahiri tha se nesër në ora 11:00, do të organizohet mbledhja komemorative në Komunën e Vushtrrisë.

“Shumë i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve! Nesër në ora 11:00, mbledhja komemorative në Komunen e Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri. /Insajderi.com