Vdes zyrtari i LDK-së në Obiliq, Hysni Jerliu

Vdes zyrtari i LDK-së në Obiliq, Hysni Jerliu

Ka vdekur kryetari i nëndegës së LDK-së në Raskovë, Obiliq, Hysni Jerliu, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mehmeti përmes këtij postimi ka lartësuar veprat e tij në të mirë të vendit.

Shkrimi i plotë:

Lajmi i hidhur e i kobshëm peër ndarjen nga jeta teë mikut tim, Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Raskovë, Hysni Jerliut, tronditi jo veteëm familjen e tij por edhe miqtë, kolegët, bashkëveprimtarët dhe çdo qytetarë të komunës sonë.Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një protagonist aktiv i të gjitha zhvillimeve të historisë së re të Kosovës, një prind i dashur, një koleg i çmuar, një njeri i kompletuar me karakter, moral e pastërti shpirtërore…

Një përballje dinjitoze me sëmundjen deri në momentet e fundit të jetës.Se ishte solidar e shpirtbardhë , dëshmon edhe një nga komunikimet që kisha me të në telefon, ku edhe pse po përballej rëndë me sëmundjen, përçonte mesazh që të kemi kujdes me këtë sëmundje të kohës.Familje e nderuar Jerliu, pranoni ngushëllimet e mia të thella për ndarjen nga jeta të birit tuaj Hysit. Mundeni dhimbjen me kujtimin e përhershëm për Hysin si personalitet me karakter e virtyte të cilat do t’ia kishte lakmi çdo njeri.NGUSHEëLLIME! /Insajderi.com