Vdesin 4 persona në Shqipëri nga COVID-19 dhe shënohen 169 raste

Vdesin 4 persona në Shqipëri nga COVID-19 dhe shënohen 169 raste

Kanë humbur jetën katër persona me COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kurse, janë regjistruar 169 persona tjerë me COVID nga dy mijë e 520 testime të kryera, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

Katër qytetarët që kanë humbur jetën nga pandemia dy prej tyre nga Tirana, një nga Kukësi, dhe një nga Elbasani, të katërt ishin të moshave 57 – 86 vjeç.

Ndërsa, 572 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i pandemisë.

Për momentin në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, nëntë në terapi intensive nga të cilët një pacient është i intubuar.

Kurse statistikat e të enjtes së 15 prillit 2021 shfaq këto raste; Raste të reja ditore 169, të shëruar në 24 orë 572, të shtruar në spitale 182, humbje jete në 24 orë 4, testime ditore 2520, testime totale 599,670, raste pozitive 129,128, raste të shëruara 100,013, raste Aktive 26,780, humbje jete 2,335

Po ashtu dhe rastet aktive sipas qyteteve; Në Tiranë 19266, Fier 2246, Durrës 1137, Gjirokastër 1036, Shkodër 920, Korçë 723, Vlorë 535, Dibër 344, Kukës 286, Elbasan 207, Berat 51 dhe në Lezhë 29 pacientë./Insajderi.com