Vdesin dy kosovarë në autostradën e Sllovenisë

Vdesin dy kosovarë në autostradën e Sllovenisë

Mediat Sllovene janë duke raportuar se dy persona kanë humbur jetën në autostradën nga Lubljana drejt Obrezit të moshës 33-vjeçare dhe 46-vjeçar me veturë me targa të Zvicrës.

Policia Sllovene ka konfirmuar se “gjatë natës, ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë në autostradën Obrezje pranë Gramovljes”, ka thënë drejtori i Policisë së Novo mesto.

Mediat sllovene raportojnë se vetura është me tabela të Zvicrës, BMË është përplasur me një kamion të tipit Peugeot Boxer.

Ndërsa Indeksonline është duke raportuar se dy personat janë nga Kosova.

“Shoferi i veturës i vdekur është i moshës 33 vjeçare, ndërsa më pas ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i lënduar rëndë i moshës 46 vjeçare”, shkruan Indeksonline.