Vdesin dy paciente në spitalin e Pejës – dyshoheshin për COVID’19

Vdesin dy paciente në spitalin e Pejës – dyshoheshin për COVID’19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë vdekur dy pacientë të cilët dyshohet se ishin të infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Siç njofton spitali i Pejës, pacientët ishin “të pa testuar por të dyshuara me Covid-19”.

Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare.

Gjithashtu, ky spital bën të ditur se aty “aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, gjashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”.

Kurse, “nga personeli i Spitalit gjashtë mjek, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor./Insajderi.com