Vdesin dy persona në Pejë, njëri i infektuar me Coronavirus, tjetri i dyshuar

Vdesin dy persona në Pejë, njëri i infektuar me Coronavirus, tjetri i dyshuar

Dy pacientë të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kanë ndërruar jetë.

Njëri nga viktimat ishte i diagnoztikuar me Covid-19, ndërsa tjetri dyshohej se ishte i infektuar me këtë sëmundje.

Siç bëjnë të ditur nga ky spital, viktima që kishte rezultuar pozitiv me virusin Corona, ishte 78-vjeçar, ndërsa tjetri 71-vjeçar.

Në këtë spital aktualisht po trajtohen 77 pacientë me koronavirus, 32 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje stabile.

“Gjatë kësaj fundjave në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë fundjavës kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com/

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Monday, July 27, 2020