Vdesin dy shqiptarë në Itali, u përplasen me murin e autostradës

Vdesin dy shqiptarë në Itali, u përplasen me murin e autostradës

Dy shqiptarë të moshës 24 dhe 35 vjeçare kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor në itali.

Viktimat janë përplasur me murin e një autostrade ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso, e cili cilësohet si vrastare për shkak të aksidenteve të shumta fatale që ndodhin në të.

Siç raporton “Corriere della sera”,  dy shqiptarët po udhëtonin me një Ëolksëagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përplasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.

Policia tha se janë ende të pazbardhura motivet sesi dy shqiptarët humbën drejtimin e mjetit, duke ndryshuar kursin e drejtimit të mjetit, kur u përplasën me murin rrethues të kantierit. Viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.

Në raportet e policisë italiane, sipas shifrave nga viti 2011 deri në vitin 2018 rezulton se autostrada Pontebbana është autostrada më e rrezikshme në Itali, që ka marrë shumë jetë njerëzish, duke u cilësuar edhe si “Killeri pontebanna”.