Vdesin edhe dy persona me Coronavirus

Edhe dy persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Gjakovë.

Vdesin edhe dy persona me Coronavirus

Dy persona tjerë kanë ndërruar jetë pas infektimit me Coronavirus. Këto dy raste kanë ndodhur në Komunën e Gjakovës.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin ditor ka njoftuar për gjendjen me Coronavirus në këtë spital.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me Coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur edhe katër të tjerë që janë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërkaq gjithsej janë 47 pacientë me koronavirus që janë duke u trajtuar në këtë spital.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë raporti 24 orësh është:

  • 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
  • 16 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
  • 31 pacientë janë të pakonfirmuar,
  • 24 pacientë janë me oksigjenoterapi,
  • 4 pacientë janë në gjendje të rënde,
  • 2 pacientë kane vdekur,
  • 7 pacientë gjatë 24 orëve janë liruar për në shtëpi
  • Personel shëndetësorë të infektuar me Covid -19, aktiv janë : 3 mjekë dhe 7 infermiere.

Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë !

#mbajemasken

#distancensociale

#higjenpersonale.