Vdesin edhe dy persona nga Kamenica me Covid-19

Vdesin edhe dy persona nga Kamenica me Covid-19

Edhe dy persona tjera kanë vdekur nga Komuna e Kamenicës, si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insjaderi.

Personat që e kanë humbur betejën janë të moshës 74 dhe 71 vjeç.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili përveç tjerash ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-Covid.

Ditëve të Fundit, në Kosovë numri i të vdekurve ka qenë shumë i madhe sëbashku me numrin e të infektuarve.

Me këto dy raste, në Komunën e Kamenicës, numri i të vdekurve nga Coronavirusi shkon në shifrën 8./Insajderi.com