Vdesin edhe tre pacientë me coronavirus në Shqipëri

Vdesin edhe tre pacientë me coronavirus në Shqipëri

Edhe tre të vdekur i janë shtuar listës së viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njofton se Brenda 24 orëve të fundit edhe tre persona kanë vdekur, mosha e të cilëve sillet rreth të 50-tave.

“Një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Përveç tyre, është njoftuar se edhe 55 raste të reja janë regjistruar së fundmi me Covid-19, ku më e prekura vazhdon të jetë Tirana. /Insajderi.com/