Katër pacientë kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Spita" />

Vdesin katër pacientë në Spitalin e Gjakovës, dy me Coronavirus dhe dy të dyshuar

Vdesin katër pacientë në Spitalin e Gjakovës, dy me Coronavirus dhe dy të dyshuar

Katër pacientë kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, njofton Insajderi.

Dy prej tyre ishin të infektuar me Covid-19, ndërsa dy të tjerë dyshohej se ishin prekur nga ky infeksion.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të këtij spitali, në Facebook, edhe katër pacientë të tjerë të cilët po trajtohen, janë në gjendje kritike.

Njoftimi i plotë:

•Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është:

• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
• 31 pacientë të pakonfirmuar,
• 32 pacientë me oksigjeno terapi,
• 2 pacientë CPAP maske.
. 4 pacientë janë në gjendjes kritike

• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv në Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid)
1. Q.F. viti i lindjes,1959,Bellacerk, Malisheve
2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë
3. S.H. viti i lindjes , 1944,Cërmjan, Gjakovë
4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë

•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermiere covid pozitiv dhe 1 stafe teknik.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve! /Insajderi.com/

Të nderuar,

•Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 28.07.2020 ora 8:00, gjendja është:

• 51 pacientë të…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Tuesday, July 28, 2020