Vdes një person 38 vjeçar nga coronavirusi

Ka ndërruar jetë një person 38 vjeçar në Klinikën Infektive nga coronavirusi.

Vdes një person 38 vjeçar nga coronavirusi

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga coronavirusi. Bëhet fjalë për vëllaun e drejtorit të Institutit Epik, Demush Shasha.

Shaha ka treguar për përvojat e tij duke e dërguar në Klinikën Infektive vëllaun e tij. 

Ai ka njoftuar përmesn një postimi në Facebook se vëllau i tij 38 vjeçar ka ndërruar jetë.

“Vëllau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndrroj jetë. Për shkak të rrethanave lus për mirëkuptim familjen dhe miqët. Varrimi do të jetë privat”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i vdekjeve në vend pas shumë rasteve të të infektuarëve me COVID-19. /Insajderi.com/