
Një person ka vdekur në QKUK pas plagëve të marra në aksidentin e 12 korrikut, që ndodhi në Zhur të Prizrenit ndërmjet një kamioni dhe një veture.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.
Në këtë aksident kishte ndërruar jetë në vendngjarje një person, ndërkaq ishin lënduar edhe viktima e sotme dhe një tjetër./Insajderi.com