Vdiq para dy ditësh, 74-vjeçarja nga Podujeva sot rezultoi pozitive me coronavirus

Vdiq para dy ditësh, 74-vjeçarja nga Podujeva sot rezultoi pozitive me coronavirus

Një grua nga fshati Bradash i Podujevës ka ndërruar jetë para dy ditësh, mirëpo sot rezultatet e saj për Covid-19 kanë rezultuar pozitive.

E ndjera e cila kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, vdiq në moshën 74 vjeçare, ndërsa vdekjen e saj për Insajderi.com, e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Është konfirmuar rasti nga fshati Bradash se e ndjera ishte prekur nga Covid-19”, ka thënë Rudari.

Në këtë komunë vazhdon të ketë të infektuar me Covid-19, e që deri më sot 65 raste janë aktive me koronavirus, prej tyre shtatë persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK. /Insajderi.com/