
Prokurori Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka vdekur mbrëmjen e të mërkurës, i ka konfirmuar Kohës kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, njofton Insajderi.
Dyshohet se Krasniqi ka vdekur si pasojë e një infarkti.
I njëjti kishte qenë duke luajtur futboll kur më pas dyshohet se kishte pësuar infarkt.
Krasniqi ishte prokuror në disa raste të bujshme në Kosovë, si ai i 2.1 milionëshit nga Thesari, Kasafortës në Presidencë, për Listat e Veteranëve, e të tjera./Insajderi.com