Katër kryetarët e komuanve serbe zyrtarizuan sot dorëheqjet nga këto pozita. Madje ata nënshkruan edhe një deklaratë për ta shkëputur bashkëpunimin siç thanë atë, me “Prishtinën zyrtare”.
Njëra nga arsyet kryesore për këtë vendim sipas mediave serbe, është rritja e taksës ndaj produkteve serbe, nga 10 në 100%.
Por veç saj në arsyet e dorëheqjes së kryetarëve të veriut është përmendur edhe tentim-arrestimi i Milan Radojiçiqit, transmeton Gazeta Insajderi.
Ky i fundit u tentua ta arrestohet të premten, si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ai arriti t’i ikë Policisë, dhe ende po kërkohet nga njësitet policore. Kurse për të njëjtin rast, janë arrestuar edhe katër serbë tjerë.
Në lidhje me tentimin për ta arrestuar, Radojçiq në një deklaratë zyrtare kishte thënë se Policia tentoi ta vrasë.
“Tentuam të më vrasin para syve të fëmijëve dhe gruas sime. Por unë nuk do të dorëzohem”, deklaroi Milan Radojiçiq.
Siç shkruan portali ‘Kosev’, përveç dorëheqjes së Rakiqit, asamblistët e katër komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë mbledhje kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare.
Dorëheqja e Rakiqit është shoqëruar me duartrokitje, ndërsa pas kësaj është lexuar teksti i rezolutës për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën.
Lajmin për dorëheqjen e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, e ka konfirmuar edhe Marko Gjuriq. /Insajderi.com