Veçoritë e evropianit – “higjeniku” Löw dhe futbollisti arrogant i “Euro 2016”

Veçoritë e evropianit – “higjeniku” Löw dhe futbollisti arrogant i “Euro 2016”

Anglia u largua e turpëruar nga Europiani, por kjo nuk i ndalon anglezët për të bërë ironi dhe për të shpërndarë çmimet qesharake të “Euro 2016”.

Është mediumi britanik Daily Mail, ai i cili ka përgjedhur momentet më të veçanta të Kampionatit Evropian, transmeton Insajderi.

Giroud për në “Rio 2016”

Usain Bolt do të jetë trembur në momentin që ka parë ndeshjen Francë-Gjermani. Olivier Giroud e ka “sfiduar” me një sprint magjik që, për pak, mund të shënonte një gol të mrekullueshëm të Europianit. T’i lëmë shakatë. Ai ishte aq i ngadaltë sa ndaloi fare dhe Howedes i bëri një ndërhyrje spektakolare.

Flokët më të shëmtuar

peris

Këtë çmim e fiton Ivan Perisiç. Në një Europian ku kishte modele të ndryshme flokësh nga më të çuditshmet, spikati kroati. Vendosi ta tregonte patriotizmin duke ngjyrosur flokët, por ngjasonte si një mbulesë tavoline. Nuk është në modë për këtë verë.

“Pushtimi” më i mirë i fushës

koll

Fluturat në finalen mes Portugalisë dhe Francës. UEFA kishte vendosur që të linte ndezur dritat e stadiumit dhe insekte të shumta ishin prezente në këtë ndeshje. Kush nuk do të donte të ishte në këtë sfidë historike.

“Higjieniku” i Europianit

low

Sigurisht që këtë çmim do ta fitojë Joachim Low. Veprimet e tij në stolin e rezervave bënë xhiron e botës dhe trajneri gjerman dha një mësim shumë të mirë për teknikët e tjerë. Tani ata e mësuan se janë gjithë kohën nën vëzhgim, por Low duhet përshëndetur sepse mendon që bankinën e tij e ka si dhomë personale. Këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë trajnerët e tjerë.

Kënga më e bukur

willi

Will Grigg nuk luajti asnjë minutë në këtë Evropian, por kënga e dedikuar atij është bërë shumë e famshme falë rrjeteve sociale. “Will Grigg’s on Fire” titullohet kënga, të cilën e kënduan të gjithë tifozët e Irlandës së Veriut në momentin që këta të fundit u rikthyen në vendin e tyre. Sulmuesi i Wiganit nuk pati mundësinë të provonte shijen e këtij kompeticioni.

Tifozët më të mirë

rla

Në këtë kategori gara ishte shumë e fortë sepse shumë tifozëri kanë qenë spektakolare në këtë Europian. Fansat e Irlandës janë përzgjedhur si më të zjarrtët duke mbështetur ekipin e tyre në çdo moment. Ata nuk reshtën asnjëherë së kënduari dhe zbukuruan rrugët e Francës.

Më arroganti

harti

Joe Hart. Njihet për gafat e shumta që ka bërë në karrierë, të cilat i vazhdoi edhe në këtë kampionat evropian. Edhe një maskotë do të ishte më serioz se portieri i Anglisë.

Festimi më i bukur

grizi

Këtë çmim e fiton sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann. Kërcimi i tij me sa duket do të përhapet më shumë dhe sulmuesi i Atletikos së Madridit e pranoi që lëvizjet e tij frymëzohen nga Drake. Në të ardhmen do të ketë një duet spektakolar mes Grizit dhe Drizit. /Insajderi.com