Vehbi Kajtazi shpallet gazetar i vitit

Vehbi Kajtazi shpallet gazetar i vitit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ia ka ndarë kryeredaktorit të Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi, çmimin “Gazetar i vitit 2016”.

Kryetari i jurisë Imer Mushkolaj tha se Kajtazi është shpërblyer për punën e madhe që ka bërë gjatë vitit të kaluar, duke publikuar gjithashtu edhe serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave”.

Kajtazi tha se ndihet mirë që është vlerësuar nga kolegët gazetar, sidomos tash me një medium të ri që dëshmoi se mund të bëhet gazetari e pa ndikuar.

“Ky është vlerësim më i veçantë për mua. Ndihem shumë ma i nderuar  për shkak se sivjet këtë çmimi e marrë me një medium të ri që e kemi kriju unë dhe kolegu im Parim Olluri. Dhe e kemi dëshmu se edhe në mediat online bëhet gazetari e mirë dhe e pa ndikuar”, tha ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjithashtu ka ndarë edhe çmimin për storien më të mire të cilin e mori Alban Selimi nga “Zëri” dhe për fotografinë më të mirë, Petrit Prenaj nga revista “Flatra”.

Këto çmimi janë ndarë nga juria që ka qenë në përbërje të Luljeta Oroshi, Fahredin Spahiu, Imer Mushkolaj dhe Sylejman Kllokoqi.

Ndërsa çmimin gazetari i vitit 2015 e ka pasur Parim Olluri, tash Drejtor në Gazetën Insajderi. /Insajderi.com

IMG_7195