
Kryeredaktori i gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, i cili sot e kërcënoi Haradinajn me humbje të pozitës së kryeministrit.
Kajtazi ka thënë se presidenti Thaçi i shpallë luftë secilit që e konsideron rrezik për vetën, për pushtetin, e idetë e tij.
Ai ka thënë se Thaçi për ta mbrojtur vetveten, e idetë e tij i përdor të gjitha mekanizmat që i ka në kontroll.
“Thaçi secilin që e konsideron rrezik për vetën, për pushtetin, e idetë e tij e shpallë armik, pastaj i shpallë luftë deri sa ta rrëzon atë tërësisht, dhe për ta arritur këtë ai i përdorë të gjithë mekanizmat që i ka nën kontroll duke e përfshi, policinë, prokurorinë, AKI-në, të gjitha këto për ta larguar një pengesë që mund t’i dal si pengesë në qëllimet dhe idetë e tij”, ka thënë Kajtazi në Pressing.
Kajtazi ka thënë se tek rasti i përplasjes me Haradinajn dallon, sepse ky i fundit është kockë e fortë për tu luftuar dhe për tu përtypur siç don Thaçi.
“Në rastin me Haradinajn dallon pak, sepse Haradinaj është kockë e fortë për tu luftuar dhe për tu përtypur siç don Thaçi, në këtë rast kemi përballje titanësh mes dy liderëve, ku njëri ka fuqinë më të madhe politike, dhe tjetri me fuqinë më të madhe të karizmës që është Haradinaj”, ka thënë ai
Kajtazi ka theksuar se Thaçi sot i ka shpallur luftë Haradinajt, dhe se me sot pozita e kryeministrit Haradinaj është lëkundur tej mase.
“Thaçi sot i ka shpallur luftë Haradinajt dhe me sot pozita e kryeministrit Haradinaj është lëkundur tej mase, dhe nuk përjashtohet mundësia që brenda disa muajsh, nëse nuk relaksohen raportet e tyre atëherë Thaçi do ta qojë vendin në një zgjedhje të jashtëzakonshme, ku mund të shkojmë në një krizë politike e cila i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Kajtazi. /Insajderi.com