
Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela, ka folur për debatin lidhur me statusin e presidentes Vjosa Osmani, e cila nuk kishte përmendur UÇK-në, në 22 vjetorin e Betejes së Kosharës, njofton Insajderi.
Në një shkrim në Twitter, ai tha se Osmani çdo herë lartëson kontributin e UÇK-së dhe secilit luftëtar.
“Çdo ditë dhe me secilin veprim, p–Koresidentja lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që Kosova dhe UÇK janë një”, shkroi Vela./Insajderi.com