
Një fëmijë 12-vjeç ka vrarë veten aksidentalisht me armë gjahu në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen sotme brenda në banesë rreth orës 16:05 në fshatin Baks Rrjoll Velipojë.
Viktima është E. Gj. 12 vjeçe. Fëmija ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pavarësisht dërgimit me shpejtësi të familjes. Policia thotë se familja armën e gjahut, çifte e kishte me leje.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë./Insajderi.com