Veliu autorizohet për ta luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin

Agim Veliu është emëruar kordinator nacional për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Veliu autorizohet për ta luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të jetë kordinator Nacional në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit .

Veliu do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet  e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Si kordinator, Veliu do të bashkëpunojë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për ta këshilluar në çështjet që lidhen për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në Kosovë ka pasur shumë diskutime rreth rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëm pasi disa të rinjë Kosovarë morën pjesë në konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme. /Insajderi.com/