Veliu e konsideron Muhaxherin në LDK si “Kali Trojës”

Veliu e konsideron Muhaxherin në LDK si “Kali Trojës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka cilësuar nënkryetarin e kësaj partie, Gazmend Muhaxherin si “kali i Trojës”.

Ky reagim i Veliut vjen, pasi Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se “Veliu shikoi interesin personal e jo të LDK-së”, madje kryetari Pejës kishte thënë se “e humbi Llapin për t’u bërë ministër”.

“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturave, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ish-nënkryetari i LDK-së që tash nuk është as pjesë e kryesisë, foli edhe për zgjedhjen e Presidentit.

“LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim”, ka shkruar ndër tjerash Veliu. /Insajderi.com

 

Kush po e përqan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i…

Posted by Agim Veliu on Friday, 26 March 2021