Veliu flet për nominimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër

Veliu flet për nominimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda subjektit të LDK për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja, njofton Insajderi.

Ai gjatë një prononcimi në T7  është shprehur se “Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati”.

Tutje Veliu ka thënë se beson që atë konsensus do ta arrijnë pa problem dhe do të kandidojnë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK-ja.

“Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, ka thënë Veliu.

“Nuk po përmendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e përmendni (Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu pas pyetjes,  se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër./Insajderi.com