Veliu i bindur se vitin e ardhshëm LDK-ja do ta fitojë Podujevën

Veliu i bindur se vitin e ardhshëm LDK-ja do ta fitojë Podujevën

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Veliu, është shprehur i bindur se ky subjekt politik do të dalë fitues në zgjedhjet lokale në Podujevë, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, shkruan Insajderi.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të dali me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë.

“Qytetarët shumë shpejt do të binden se askush më mirë se LDK-ja, nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit dhe qytetarëve. Për dallim prej të tjerëve, ne nuk konsiderojmë që jemi të pagabueshëm. Por për dallim prej të tjerëve ne lëshimet tona eventuale dimë t’i korrigjojmë dhe të reflektojmë”, shkroi ndër të tjera Veliu në Facebook.

Më tej, ai u shpreh “Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë”.

Agim Veliu la postin e kryetarit të Podujevës për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme./Insajderi.com