Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë subjekti të cilit i takon do të punojë shumë që të dalë e para në këto zgjedhje, njofton Insajderi.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo do të arrihet falë punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.
Tutje Veliu ka thënë se “Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë kanë biseduar për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi”.
Më pas ai ka ripërsëritur se LDK, jo vetëm në Malishevë, por në tërë Kosovën do të del e para.
“LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”./Insajderi.com