Veliu: Llapjanë dilni votojeni Rudarin, i’a keni dhënë besën Rugovës

Veliu: Llapjanë dilni votojeni Rudarin, i’a keni dhënë besën Rugovës

Ish kryetari i Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të së dielës në Podujevë, duke bërë thirrje që të votohen bashkëpartiaku i tij, Nexhmi Rudari, njofton Insajderi.

Veliu përmes një statusi në Facebook, ka thënë se “ky mandat edhe pse i shkurtër, do të ketë peshë të madhe për Komunën e Podujevës, dhe se, ata që po duan ta godasin në zemër LDK-në, do të dështojnë keq të dielën me fitoren bindëse te Rudarit”.

Ai tutje i’u është drejtuar llapjanëve më një kërkesë që ta votojnë Nexhmi Rudarin nga radhët e LDK-së, duku i’u kujtuar llapjanëve se “për këtë gjë i’a kanë dhënë besën Ibrahim Rugovës në të kaluarën”.

Tutje Veliu ka folur edhe profilin e Rudarit, duke e cilësuar si “njeri të fjalës, punëtor, familjar të mirë dhe atdhetar të madh”.

Ish kreu i Podujeves, nuk e ka lëshuar rastin që të kritikojë edhe kundërkandidatin e Rudarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqin, për të cilin ka thënë që “i ka ndërruar tri parti politike për tri vite, ndërsa me kauza të rrejshme, që iu kanë kushtuar taksapaguesve kosovarë qindra mijëra euro, i ka dëmtuar interesat nacionale, duke na armiqësuar me aleatët ndërkombëtarë̈ dhe duke na lënë̈ pa viza”.

Në fund Veliu është shprehur i bindur që të dielën, “LDK-ja me kandidatin e saj, Nexhmi Rudari, do ta fitojnë Podujevën”./Insajderi.com