Veliu: Nuk kemi takim me Vetëvendosjen, jemi të zënë me aktivitetet e partisë

Veliu: Nuk kemi takim me Vetëvendosjen, jemi të zënë me aktivitetet e partisë

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se nuk do të ketë takim gjatë së hënës mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Veliu thotë aresyeja pse nuk do të ketë takime mes tyre është se janë të zënë me aktivitetet e partisë, por shton se kurdo që Lëvizja Vetëvendosje thërret ne takim janë të gatshëm të takohen.

“Nuk po bisedohet për të lëshuar pe, por pozita e presidentit i takon LDK-së. Në këtë raport forcash që një parti të ketë edhe kryeministrin edhe presidentin”.

“Jemi duke biseduar që ta gjejmë një zgjidhje. LDK-ja duhet ta ketë të drejtën për kandidatin për president. Emrin nuk kemi sot, kur të vijë koha do ta bëjmë publik emrin”, tha Veliu.