Veliu për dyshimin se Bulliqi “ka rrahur” një qytetar: Mendësi marksiste-bolshevike

Veliu për dyshimin se Bulliqi “ka rrahur” një qytetar: Mendësi marksiste-bolshevike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar për dyshimin se Shpejtim Bulliqi “ka rrahur” një qytetar, duke thënë se kjo është mendësi “marksiste-bolshevike”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se “Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike”.

“Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”, ka shkruar Veli.

Veliu deklaroi se me 14 shkurt qytetarët do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka demantuar pretendimin për “sulm fizik”. /Insajderi.com

 

Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike,…

Posted by Agim Veliu on Tuesday, 9 February 2021