Veliu pret në takim ambasadoren e Francës – flasin për liberalizimin e vizave

Veliu pret në takim ambasadoren e Francës – flasin për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, me të cilën biseduan për çështje të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin midis dy shteteve, njofton Insajderi.

Në një komunikatë për media nga MPB kanë njoftuar se Veliu në këtë takim ka theksuar se janë të gatshëm të avancojnë shkëmbimin e informatave dhe të ofrojnë bashkëpunim në çështjet e ngritura nga autoritete franceze e kosovare, ku me theks të veçantë ajo për procesin e liberalizimit të vizave.

“Ambasadorja Butel vlerësoi lart punën dhe angazhimin e ministrit Veliu dhe me këtë rast i përcolli letrën e ministrit të MPB-së në Francë, z. Gerald Darmanin”.

“Të dyja palët u dakorduan që të ketë angazhim të përbashkët në identifikimin e fushave me interes të të dyja shteteve, që ndërlidhen jo vetëm me liberalizimin e vizave, por edhe bashkëpunimit në tërësi”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Insajderi.com